Aktualitet

20 vjeç me bluzë të bardhë, detaje për autorin e vrasjes së shqiptarit në Gjermani

3 Nëntor 2021, 09:36 Nga DOSJA
20 vjeç me bluzë të bardhë, detaje për autorin e

GJERMANI– Shqiptari që u vra një natë më parë në Gjermani kishte shkuar të vizitonte një të afërm në Koln për festën e Halloween-it. Mediat gjermane shkruajnë se shqiptari kishte shkuar në Gjermani, në Koln më 31 tetor, por festimet nuk shkuan ashtu siç ishin planifikuar.

25-vjeçari u gjet i vdekur në rrugë rreth orës 05.15 të mëngjesit të së hënës pranë një klubi në Rochusplatz, i mbuluar në gjak.

Paraprakisht është raportar se shqiptari është vrarë pas një sherri me një person tjetër, i cili e ka qëlluar me thikë, por nuk dihet përse ka nisur përplasja dhe kush është autori i vrasjes. Dëshmitarët kanë rrëfyer se autori ishte i veshur me bluzë të bardhë dhe ishte rreth moshës 20 vjeç.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vritet shqiptari ne gjermani vritet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll