Aktualitet

U arrestua për korrupsion, avokati Shehu kërkon lirinë, ankimon masën

3 Nëntor 2021, 09:15 Nga DOSJA
U arrestua për korrupsion, avokati Shehu kërkon lirinë, ankimon

TIRANË– Avokati i arrestuar, Lavdosh Shehu ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shakallës së Parë. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ai ka depozituar ankimimin në apel ku kërkon ndryshimin e masës nga arrest me burg në garanci pasurore. Sipas mbrojtësit, avokati nuk ka konsumuar vepër penale pasi ai ka proceduar komform të gjitha rregullave ligjore, për ekstradimin nga Italia drejt Shqipërisë të shtetasit Fatos Hyseni i dënuar me 30 vite burg për vrasje.

Në ankimim thuhet se Shehu, nuk ka takuar apo nuk ka ndërhyrë tek asnjë zyrtar apo punonjës në ministrinë e drejtësisë, ku të gjitha komunikimet i ka kryer nëpermjet emailit.

Për shifrën e 5000 mijë eurove që avokati i ka marrë Shqipe Hyseni, thuhet se janë marrë për punën e transferimit të djalit të saj, mirëpo ai i kthyer asaj një shumë prej 900 eurosh, ndërsa për 4100 euro ai ka lëshuar edhe faturë tatimore.

Avokati Lavdosh Shehu u arrestua nga Prokuroria e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi akuzohet se ka kërkuar 12 000 euro familjes së një të dënuari duke i premtuar ekstradimin nga Italia duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. U dyshua se Shehu u ka premtuar dhe siguruar familjes së të dënuarit se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet avokati ankimon denimin lavdosh shehu avokati ankimon denimin lavdosh shehu

Sondazh

Poll