Aktualitet

VIDEO- EMRAT/ 96 kg kanabis në 3 makina, arrestohen katër trafikantët në Shkodër

3 Nëntor 2021, 08:52 Nga DOSJA
VIDEO- EMRAT/ 96 kg kanabis në 3 makina, arrestohen katër

SHKODËR– Prel Zefi, 30 vjeç, Albert Logu, 21 vjeç, të dy banues në Shtoj i Ri, Pllum Fusha, 37 vjeç, banues në Grudë e Re dhe Besnik Bludaj, 40 vjeç, banues në Vrak, Malësi e Madhe janë vënë në pranga pasi akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Mësohet se në vendin e quajtur Bzhetë, në Njësinë Administrative Shkrel, policia ka ndaluar tre mjete që drejtoheshin nga Zefi, Fusha dhe Bludaj, kurse pasagjer ishte Logu dhe pas kontrollit të tyre u gjetën dhe sekuestruan 96 kilogramë e 500 gramë kanabis. Grupi i trafikantëve ishin nën hetim prej kohësh dhe pas marrjes së informacioneve se të rinjtë do të kryenin një transport nga nga Malësia e Dukagjinit në drejtim të Shkodrës, është organizuar dhe realizuar operacioni për kapjen e tyre nga policia. 8 aparate celular dhe 3 automjete janë sekuestruar gjithashtu.

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Bzheta”. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 96 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Arrestohen në flagrancë 4 personat që transportonin lëndën narkotike. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndës narkotike cannabis sativa, pas një hetimi disamujor, nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Bzheta”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P.Z., 30 vjeç, A. L., 21 vjeç, të dy banues në Shtoj i Ri, P. F., 37 vjeç, banues në Grudë e Re dhe B. B., 40 vjeç, banues në Vrak, Malësi e Madhe. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve kishin marrë informacione se këta shtetas po e transportonin lëndën narkotike nga Malësia e Dukagjinit në drejtim të Shkodrës. Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur Bzhetë, në Njësinë Administrative Shkrel, shërbimet e Policisë kanë ndaluar tre automjete që drejtoheshin nga shtetasit B. B., P. Z. dhe P. F. Në automjetin që drejtohej nga shtetasi P. F. ishte pasagjer shtetasi A. L..Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit tip furgon me drejtues shtetasin P. Z., shërbimet e Policisë gjatën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 96 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 8 aparate celular dhe 3 automjete. Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet albert logu arrestohen 4 persona ne shkoder besnik bludaj pllum fusha prel zefi sekuestrohen 96 kg kanabis albert logu arrestohen 4 persona ne shkoder besnik bludaj pllum fusha prel zefi sekuestrohen 96 kg kanabis

Sondazh

Poll