Aktualitet

Kërkohej nga Italia, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari i dënuar për drogë

3 Nëntor 2021, 08:27 Nga DOSJA
Kërkohej nga Italia, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari i

TIRANË– Policia ka arrestuar një person në Tiranë pasi ishte i shpallur në kërkim në Itali për veprën penale ‘Trafikim i nërkotikëve’. Ndaj të riut me inicialet GJ.L, është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Bergamos për drogë. Tashmë ai do të ekstradohet drejt Italisë sapo të mbyllen procedurat.

NJOFTIMI I POLICISË:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 29-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Gj. L, 29 vjeç, banues në Tiranë.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Bergamos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve.”.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim arrestim ne tirane shqiptari i kerkuar ne itali arrestim arrestim ne tirane shqiptari i kerkuar ne itali

Sondazh

Poll