Aktualitet

Hetimet për ‘Call Center’/ Letërporosia nga Gjermania: 48-vjeçares i morën 9700 euro

3 Nëntor 2021, 10:12 Nga DOSJA
Hetimet për ‘Call Center’/ Letërporosia nga Gjermania:

TIRANË– Një nga shtetaset gjermane e cila ka rënë pre e call center-ave në Tiranë quhet Janet Schafer, 28 vjeçe, nga Karl Marx Stadt, me banim në Damschkestra Be 18. Në letërporosinë e dërguar nga Prokuroria Gjermane thuhet se shtetasve gjermanë iu janë marrë shuma të majme parashë dhe nuk iu janë kthyer më. Qytetarët e vendeve të BE-së i kanë dërguar në llogaritë offshore të “Call Center”-ave me bazë në Shqipëri duke besuar se po investonin ne bursa, forex apo në monedha virtuale

Pritet marrja në pyetje nga Policia e tre dëshmitarëve, i pari nga një kompani celulare, në një prej zyrave në Kashar të Tiranës, i dyti nga një prej zyrave në te “Kodra e Diellit”, në Rrugën e Jaseminëve dhe i treti në zyrën në rrugën “Ismail Qemali”, në Tiranë.

LETERPOROSIA NGA GJERMANIA

“Zyra jonë po kryen një hetim paraprak kundër një personi të panjohur, të akuzuar si i dyshuar për mashtrim në përputhje me Seksionin 263 (1) të Kodit Penal gjerman, i cili bazohet në faktet e mëposhtme: Autorë të panjohur tërheqin vëmendjen e klientëve të mundshëm duke reklamuar investime të pre tenduara në kriptomonedhë. Duke vepruar kështu, autorët e panjohur premtojnë fitime të larta nga fondet e depozituara.

Pasi të jetë kryer kontakti, autorët e panjohur i nxisin palët e dëmtuara të transferojnë para në llogaritë bankare në Gjermani dhe shtete të tjera, në të cilat autorët e panjohur mund të kenë akses direkt ose përmes të ashtuquajturve agjentë financiarë. Në disa raste, autorët e panjohur gjithashtu kryejnë transfertat vetë, nëse palët e dëmtuara i lejojnë të kenë akses në kompjuterët e tyre, për shembull përmes softuerit ‘Anydesk’. Ndonëse palët e dëmtuara besojnë se autorët e panjohur do të investojnë paratë e tyre në kriptomonedhë, autorët synojnë t’i mbajnë paratë ose kriptomonedhat për vete.

Si rregull shumat e depozituara nuk kthehen kurrë. Në periudhën nga nëntori 2020, deri në janar 2021, Janet Schefer, e cila u mashtrua në këtë mënyrë, transferoi shumën totale prej 9700 euro. Paratë nuk u kthyen. Paratë u transferuan në llogaritë lituaneze. Këto llogari u aksesuan nga adresa të ndryshme IP të disa kompanive telekomunikacioni, për të cilat kërkojmë të dhënat e inventarit”

Prokuroria Speciale SPAK u ka dërguar letërporosi diën e djeshme bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, Drejtorinë e Tatimeve dhe kompanitë telefonike për të marrë informacion mbi veprimtaritë e call centerave në Shqipëri.

Dy ditë më parë u bë me dije se ka nisur një hetim sekret për 13 call centera që veprojnë në Shqipëri, pasi kërkesa kishte ardhur nga homologët gjermanë, pasi shumë shtetas të tyre kanë rënë pre e mashtrimeve dhe kanë humbur miliona euro. Hetimi është kërkuar nga Gjermania, por më pas janë bashkuar edhe vende të tjera, si Italia dhe shtete nordike. Qytetarët telefonohen dhe i kërkohet të investojnë shuma të mëdha parash në bursë apo gjetkë, duke u sjellë humbje të mëdha parash.

Pre e mashtrimit të Call Center-ave kanë rënë mbi 1 mijë shtetas të huaj, ku shuma e vjedhur ndaj tyre, gjoja për të investuar në bursë, shkon në miliona euro, pasi vetëm një personi mund t’i jetë vjedhur mbi 500 mijë euro.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet call center janet schafer spak spak ne call center tirane call center janet schafer spak spak ne call center tirane

Sondazh

Poll