Aktualitet

Ngacmimi i homoseksualëve te Liqeni! ‘Stop’ publikoi video,Pinderi: Inskenim i ndyrë

3 Nëntor 2021, 07:55 Nga DOSJA
Ngacmimi i homoseksualëve te Liqeni! ‘Stop’ publikoi

TIRANË– Aktivisti i komunitetit LGBTI+ në Shqipëri, Kristi Pinderi ka reaguar pas videove të bëra publike mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ ‘Stop’ ku disa persona të këtij komuniteti ngacmonin të rinjtë. Ai shkruan se kjo është një vepër penale e se Saimir Kodra ka bërë një thirrje të hapur për të vrarë njerëz. Pinderi shkruan se e gjithë ajo që u bë publike ishte një inskenim i ndryrë dhe një debat që nuk mund të bëhet nga gazetarë.

REAGIMI:

E vetmja veper penale ne emisionin Stop te dates 2 nentor, eshte thirrja e hapur e Saimir Kodres per te vrare njerez! Eshte shkelje e nenit 223 te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise (thirrje publike per veprime te dhunshme) dhe shkelje e nenit 266 te Kodit Penal (thirrje per urrejtje nacionale ndaj nje pjese te popullsise). Cdo gje tjeter eshte nje inskenim i ndyre dhe nje debat qe nuk mund te behet dot nga gazetare qe Saimiri i quan “agjentet e mi”. Une perfaqesoj mendimin tim personal dhe si qytetar i bej thirrje Prokurorise te nise sa me pare veprimet e duhura, per te hetuar kedo qe ka bere shkelje, nga i pari e deri te i fundit. Eshte nje klime intimiduese qe po perdoret nga njerez me pushtet fetar e mediatik per te futur me dhune ne shoqeri nje politike nga e cila vendi yne ka 30 vjet qe i ka thene mjaft: politika e frikes si mjet per te percare, coroditur e per te mbajtur nen thundrren e injorances nje shoqeri te tere. Frika si mjet politik nuk ka me vend ne Shqiperine e vitit 2021. Se fundi, me thote drejtuesi i emisionit qe ka dhe raste “te tjera” qe nuk i denoncon dot se kerkon aprovimin e familjes. Kjo eshte nje tjeter veper penale! Te denoncosh nje krim per te cilin pretendon se je ne dijeni eshte detyre, jo diskrecion profesional. Ndaj ka polici e prokurori.

Ditën e djeshme u bë publike në emisionin ‘Stop’ ngacmimet seksuale që homoseksualët bëjnë ndaj të rinjve (meshkuj) te Liqeni i Tiranës. Në videot e bëra publike, tregohej se pas Universitetit Politeknik, në zonën e Liqenit, të panjohur me prirje homoseksuale, u dalin para dhe i ngacmojnë seksualisht.  Ata nisin bisedën me ndonjë kërkesë për cigare ose çakmak. Pastaj, i ftojnë të shëtisin ose të futen direkt në zonën e pyllëzuar, duke kërkuar seks. Duke qenë një zonë e frekuentuar, aty kalojnë fëmijë e adoleshentë, të cilët kërcënohen nga akte homoseksuale nga këta të panjohur. “Stop” transmetoi një kamera të fshehtë të filmuar nga studenti, i cili është takuar me një nga këta persona teksa po lëvizte me biçikletë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet abuzuesi tek liqeni kristi pinderi liqeni i tiranes abuzuesi tek liqeni kristi pinderi liqeni i tiranes

Sondazh

Poll