Politike

VD-“Mos u emociono”, përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Shalsi fik kamerat

3 Nëntor 2021, 09:25 Nga DOSJA
VD-“Mos u emociono”, përplasje në Komisionin e

TIRANË– Mbledhja në Komisionin e Ekonimisë është ndërprerë pas një debati të ashpër në mbledhje mes ministees Anila Denaj dhe nënkryetares së Partisë Demokratike Jorida Tabaku. Në fjalën e saj Tabaku tha se buxheti i është dedikuar koncensioneve të qeverisë. Denaj iu përgjigj duke thënë se në fakt janë bërë pagesa dhe për koncensione që kanë qenë që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Ndërhyjet bënë që kryetari Eduart Shalsi të ndërpriste mbledhjes.

Pjesë nga debati:

Anila Denaj: Janë 13.8 mld lekë shpenzime në vit për koncesionet. 13% e të ardhurave faktike, por dua të ndaloj tek zërat, janë 13 koncensione nga të cilat në total 5 miliardë për infrastrukturë rrugore, ku 3 mld është Rruga e Arbrit, 4 mld për shëndetësi dhe 2 miliardë për shërbimin e skanimit, program i kohës suaj, ku pagesa bëhet pavarësisht nëse skanohet.

Jorida Tabaku: (nuk kuptohet)

Anila Denaj: Të lutem zonja Tabaku

Jorida Tabaku: (nuk kuptohet)

Eduart Shalsi: Zonja Tabaku, zoti Braçe

Anila Denaj: Mos u emociono kaq shumë

Jorida Tabaku: Një sekond

Anila Denaj: Kur vjen puna për një koncension të kohës tuaj…në shëndetësi përfitojnë 800 mijë qytetarë. Në rastin tuaj biznesi paguan pavarësisht gjithçkaje, kjo është e juaja

Eduart Shalsi: Ta ndërpres mbledhjen…ndërprite mbledhjen 2 minuta.

LAJM KRYESOR: Mblidhet Komisioni për Ekonominë dhe Financat

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike eduart shalsi enila denaj jorida tabaku komisioni i ekonomise 3 nentor 2021 eduart shalsi enila denaj jorida tabaku komisioni i ekonomise 3 nentor 2021

Sondazh

Poll