‘Me mobiljet e Enverit në shtëpi’, gazetari hedh pistën: Arrestimi i Suela Mustës, politik, ka nënë sëmurë…
14 Qershor 2019, 14:58Nga DOSJA
TIRANË- Gazetari Armand Maho ka komentuar arrestimin e anëtares së AMA-s, Suela Musta, e cila ishte një nga të ndaluarat e operacionit “Krasta” në Elbasan, ku u godit grupi i Çapjajve. Në një reagim në rrjetet sociale, Maho thotë se Musta ka kaluar një jetë e internuar dhe nuk ka lidhje me krimin.
Gazetari sqaron se ajo ka rënë pre e një arrestimi politik, për shkak se Musta ka qenë pjesë e zyrës së shtypit të PD. Ditën e sotme, RENEA ka goditur fisin e Çapjave në Elbasan. 13 të arrestuar, mes tyre edhe Florenc Çapja, i akuzuar për tentativë vrasje dhe një sërë ngjarjesh të tjera.
Suela Musta, zyrtare e AMA-s, u arrestua si e akuzuar për korrupsion, pasi nga përgjimet rezultoi se i dha licensën e kabllorit Çapjave. Sekuestrohen armë, municione, peshore, telefona, portofol me stemë policie dhe drogë.
Reagimi i plotë:
Kercenimi qe vjen nga arrestimi Suela Mustes! Suela Musta, eshte vajza e Agim Mustes qe ka kaluar nje jete burgjeve e internimeve! E njoh prej gati 20 vjeteve, qe kur punonte tek Top Albania Radio. Jeton me prinderit ne nje pallat te kohes se diktatures, dhe ende ka shume prej mobiljeve te asaj kohe. Nena e saj e semure nga skleroza ndare nga jeta pak kohe me pare te vetmen perkujdesje kishte Suelen! Agimi eshte ne moshe te shtyre dhe ska me energjine e para disa viteve, kur e takova heren e fundit me tha qe dilte shume rralle nga shtepia ( koleget po me thone qe dhe ai paska zene shtratin)! Pra ka nje mije e nje halle. Tani po lexoj se i paska mesyre renea ne shtepi per ta arrestuar se medemek paska nderhyre per te marre nje licence per TV Kabllor nga fisi Capja ne Elbasan. Ne fakt une se di, por Suela ka qene vetem nje antare e thjeshte e AMA, besoj se nuk eshte ajo qe vendos per licensat. Por megjithate, une mendoj se arrestimi i njerzve si Suela Musta, do te thote se ky pushtet ka kaluar cdo limit. Arrestimi i saj nuk eshte ai qe thuhet por eshte nje hakmarrje e paster politike! Suela ka qene pjese e zyres se shtypit te PD, ka punuar ne zyren e shtypit te kuvendit, por eshte po ajo Suele qe kam njohur ketu e 20 vjet me pare. Ky njeri qe ka vene cdo media, e cdo redaksi lajmesh ne nen kembet e bandave, tashme ka marre vete ne dore kercenimin e gazetareve qe nuk jane pjese e borderose se tij. Ky arrestim pa shkak, vjen pas shkarkimit te gazetareve nga puna per rastin e Ardit Gjoklajt, vetem se nga buka e gojes ka kaluar te hekurat e burgut. Eshte nje shembull qe i thote cdo gazetari qe ka nje ze ne kete vend, se neser mund ta kete radhen ai! Pra mos u habisni kur ato pranga te jene neser ne duart e cdo kujt prej nesh. Shpejt, madje shume shpejt, po arriti te beje zgjedhje me 30 qershor, sepse ne gazetaret kemi mbetur i vetmi kercenim i madh per pushtetin e tij! Une per vete nuk habitem me, sepse te gjithe jemi fajtor, po po te gjithe , qe me veprimet a mosveprimet tona lejuam kete monster te merrte pushtetin!
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Fuat Vjerdha, ka reaguar pas shkarkimit nga KPK. (Lexo këtu)I ftuar në studion e telefizionit Fax News, u shpreh...
TIRANË- Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, njëherësh analishti i njohur Fitim Zekthi, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa shprehet se skena...
TIRANE- Pedagogu Zylyftar Bregu ka reaguar për lajmet se ishte arrestuar në kuadër operacionit “Krasta” që u zhvillua në Elbasan, ku u arrestuan 13 persona, mes...
Aktualitet14 Qershor 2019, 13:55
TIRANË– Vijon “ngërçi” për çëshjen e 613 kg kokainë të sekuestruar në qytetin e Durrësit.Gjykata e Krimeve të Rënda për herë të dytë nuk ka m...
Pas lajmeve kontradiktore se ishte shoqëruar nga ana e policisë, pedagogu i gazetarisë Zylyftar Bregu flet ekskluzivisht për Faxweb.al.Ai shprehet se nuk ka asn...
ELBASAN– Operacioni “KRASTA” është finalizuar me zbardhjen e tri ngjarjeve kriminale, një rast korrupsioni dhe 13 të arrestuar. Armë, fishekë, jelekë anti-plumb...
ELBASAN– Dosja.al mëson se një ndër të arrestuarit në Elbasan është edhe Florenc Çapja, pjesë e fisit të njohur në Elbasan.I njohur si i forti i fisit “&...