Aktualitet

RENEA blindon pallatin, dalin pamjet, ja si u arrestuan të fortët e Elbasanit (VD)

14 Qershor 2019, 14:15 Nga DOSJA
RENEA blindon pallatin, dalin pamjet, ja si u arrestuan të fortët e

ELBASAN- Këto janë disa nga momentet e operacionit të Policisë së Shtetit në Elbasan që çoi në arrestimin e Florenc Çapjas dhe disa të tjerëve të akuzuar prej vitesh për vepra të ndryshme penale, të rënda.

Në pamje shihet një numër efektivësh të forcave RENEA tek lëvizin në shkallët e një pallati me armë në krahë, ndërsa operacioni vijonte.

Në kuadër të operacionit “Forca e ligjit”, nga Njësia Hetimore pranë Task Forcë Speciale Qëndrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, pas një hetimi një vjecar, në bashkëpunim më Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, forcat speciale RENEA, FNSH, sot në orët e para të mëngjesit kanë zhvilluar operacionin policor të koduar “KRASTA”, për të bërë të mundur ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan të masave të sigurimit personal “Arrest me Burg” dhe kontrollin e banesave e ambienteve për llogari të hetimeve të procedimeve penale në vite të ndryshme.

Janë 13 persona të arrestuar, 2 të shpallur në kërkim për vrasje, plagosje, rrëmbim personi, armëmbajtje pa leje, korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë; Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta dhe “Mbajtja pa të drejte e uniformës si dhe prodhimi dhe shitja e Narkotikëve. Marrë nga Balkanweb.com

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet goditen capjat operacioni krasta goditen capjat operacioni krasta

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2019, 13:55

TIRANË– Vijon “ngërçi” për çëshjen e 613 kg kokainë të sekuestruar në qytetin e Durrësit.Gjykata e Krimeve të Rënda për herë të dytë nuk ka m...