Aktualitet

14 Qershor 2019, 13:55 Nga DOSJA

TIRANË– Vijon “ngërçi” për çëshjen e 613 kg kokainë të sekuestruar në qytetin e Durrësit.

Gjykata e Krimeve të Rënda për herë të dytë nuk ka mundur që ta hapë procesin për Arbër Çekajn, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezakun, të tre të arrestuar për 613 kg kokainë.

Kësaj herë shkak për mosçeljen e procesit ishte fakti që avokati i Arbër Çekajt, Maks Haxhiaj nuk ka pasur një prokurë origjinale nga klienti i tij.

Për gazetarin e Report Tv Arsen Rustën, avokati Haxhia tha se gjatë gjykimit të çështjes do të kishte surpriza.

“Droga nuk është e Arbër Çekajt, gjatë këtij procesi do të shikoni surpriza,”-u shpreh avokati.

Një sasi rekord kokaine, plot 613 kilogramë, më e madhja e kapur ndonjëherë në Shqipëri, u zbulua në Portin e Durrësit. Droga me vlerë tregu 180 milionë euro e ardhur nga Kolumbia, ishte e fshehur në një kontenier me fund të dyfishtë që ishte mbushur me banane, dhe kishte destinacion tregun europian.

Lënda narkotike hyri në Shqipëri për llogari të “Arbri Garden” SHPK, një kompani shqiptare që merret me importin e frutave nga Amerika Latine. Ky biznes është në pronësi të Arbër Çekaj personi ky që u shpall në kërkim nga policia. Në pranga ka rënë shoferi i kamionit Armando Pezaku si dhe menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj.

Operacioni u kodua “Last Snow”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 613 kg kokaine ne maminas arber cekaj armando pezaku donaldo lushaj gjykata e krimeve te renda maks haxhia 613 kg kokaine ne maminas arber cekaj armando pezaku donaldo lushaj gjykata e krimeve te renda maks haxhia

Sondazh

Poll