Aktualitet

U zbulua se kishte vrarë biznesmenin grek nga një foto në Facebook, kapet në Belgjikë shqiptari (EMRI)

14 Qershor 2019, 14:40 Nga DOSJA
U zbulua se kishte vrarë biznesmenin grek nga një foto në

BELGJIKË– Ekstradohet për në Shqipëri 40-vjeçari Elvis Gjergj, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Alexandros Stamatiadis në Kifisa. 

Sipas mediave greke, 40-vjeçari shqiptar akuzohet se është një prej personave që kanë qëlluar mbi biznesmenin sëbashku edhe me disa shqiptarë të tjerë, më 2 prill 2018 në Greqi.

Shqiptari ishtë identifikuar nga autoritetet greke në shkurt të këtij viti së bashku me tetë persona të tjerë, mes tyre një grua rumune pasi akuzohen për kryerjen e 69 vjedhjeve të shtëpive në 12 qarqe të ndryshme që nga nëntori 2017 deri në prill 2018.

Por si u zbulua shqiptari për vrasjen e biznesmenit grek?

Operacioni i arrestimit për vrasjen e Aleksandros Stamatiadis u kodua “Derri i egër”, dhe jo rastësisht u vu ky kod operacioni.

Vrasësit e Stamatiadis, disa javë para krimit, shkuan për gjueti në Arcadia ku vranë një derr të egër. Ata udhëtuan me një makinë të vjedhur, duke e braktisur më pas. Në vendngjarje u gjet gjaku i derri dhe gëzhoja armësh, të njëjtat me ato që i morën jetën biznesmenit.

Më pas, grupi publikoi një foto të derrit të vrarë në Facebook, mbase pa e ditur po ndiqeshin nga hetuesit, të cilët ishin vënë në lëvizje për të zbuluar publikuesin.  Pasi u hetuan më shumë se 100 njerëz, u gjetën prova që çuan në identifikimin e tre prej katër vrasësve. Një prej tyre ishte edhe shqiptari.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alexandros stamatisa elvis gjergji greqi vrasja e biznesmenit ne greqi alexandros stamatisa elvis gjergji greqi vrasja e biznesmenit ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2019, 13:55

TIRANË– Vijon “ngërçi” për çëshjen e 613 kg kokainë të sekuestruar në qytetin e Durrësit.Gjykata e Krimeve të Rënda për herë të dytë nuk ka m...