Aktualitet

Operacioni në Elbasan, arrestohet gruaja e Ardian Çapjas

14 Qershor 2019, 12:46 Nga DOSJA
Operacioni në Elbasan, arrestohet gruaja e Ardian Çapjas

ELBASANDosja.al mëson se në pranga është vënë gjithashtu gruaja e kokës së fisit Çapja. Ajo është bashkëshortja e Ardian Çapjas, shtetasja E.Çapja.

RENEA ka zhvilluar një operacion blic në Elbasan që ka nisur mbrëmjen e kaluar dhe ka përfunduar mëngjesin e sotëm. Mësohet se në pranga ka rënë Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe janë shoqëruar disa të tjerë nga fisi i të fortëve të Elbasanit.

Dosja.al ka mësuar se gjatë hetimit të fisit Çapja është zbuluar skema e korrupsionit me anëtarë të bordit të AMA-s, kështu që në pranga kanë rënë edhe dy persona me profesion gazatzrë. 

Bëhet fjalë për Suela Mustën, anëtare e bordit të AMA-s me profesion gazetare. Një tjetër person është arrestuar gjithashtu. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i këtij të fudnit, ndërkohë që mësohet se ka qenë anëtar i bordit të AMA-s. 

Dy gazetarët akuzohen për favorizim të dhënies së një licence kabllori kundrejt fisit Çapja në Elbasan.  

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja operacini ne elbasan ardian capja operacini ne elbasan

Sondazh

Poll