U tha se është ndaluar nga policia, reagon Zylyftar Bregu: Jam në Tetovë, kam provim me studentët
14 Qershor 2019, 13:50Nga DOSJA
Pas lajmeve kontradiktore se ishte shoqëruar nga ana e policisë, pedagogu i gazetarisë Zylyftar Bregu flet ekskluzivisht për Faxweb.al.
Ai shprehet se nuk ka asnjëtë vërtetë në këtë histori, dhe ai nuk është ndaluar, po ndodhet jashtë vendit, në Maqedoni, duke kryer një provim me studentët, pasi jep mësim edhe në Tetovë.
“Jo, jo as nuk kam dijeni per kete! Jam ne universitetin e Tetoves duke kryer provimin me studentët”, shprehet Bregu.
Derimë tani mbetet e konfirmuar shoqërimi i antëtares së AMA-s Suela Musta, e cila dyshohet se të ketë ndikuar në dhënien e një license kabllori për fisin Capja. Duhet thënë se derimë tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e policisë apo prokurorisë mbi këtë operacion të gjerë që po ndërmerret.
Forcat RENEA kanë bllokuar të gjithë hapësirën ku ndodhet resorti në pronësi të familjes Çapja dhe e kanë rrethuar atë që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, në Elbasan.
Derimë tani në kuadër të këtij aksioni janë shoqëruar rreth 50 persona, 9 prej të cilëve u është prerë urdhërarresti. Mes personave të arrestuar është dhe Florenc Çapja, i akuzuar për pengmarrje dhe vrasje.
ELBASAN– Operacioni “KRASTA” është finalizuar me zbardhjen e tri ngjarjeve kriminale, një rast korrupsioni dhe 13 të arrestuar. Armë, fishekë, jelekë anti-plumb...
ELBASAN– Dosja.al mëson se një ndër të arrestuarit në Elbasan është edhe Florenc Çapja, pjesë e fisit të njohur në Elbasan.I njohur si i forti i fisit “&...
TIRANË– Dosja.al ka mësuar se në kuadër të arrestimeve të bëra në Elbasan janë vënë në pranga edhe dy gazetarë. Ende nuk dihen identitetet e tyre, por mëso...
Tiranë-Nga aksioni i FNSH-së dhe RENA-s në Elbasan është shoqëruar në polici edhe Suela Musta, anëtare e AMA-s.Dosja.al mëson se në kuadër të operacionit që ës...
Tiranë– Ende vendi vijon të jetë në një krizë politike. Presidenti Ilir Meta ka anuluar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Nga ana tjetër socialistët po vaz...
TIRANË- Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është liruar sot nga Gjykata e Tiranës. Vendimi është marrë sot në një seancë të zhvilluar pa...
ELBASAN– Në kohën kur Elbasani është nën kontrollin e RENEA-s dhe FNSH për të arrestuar dhe kontrolluar banesat e fisit Capja, burime për Dosja.al bëjnë me dije...