Aktualitet

Vodhi një palë këpucë në dyqan! Justifikohet te karabinierët: Sa kam bërë vaksinën

2 Nëntor 2021, 20:26 Nga DOSJA
Vodhi një palë këpucë në dyqan! Justifikohet te

ITALI– Një hajdute u kap në Assisi të Umbrias teksa vidhte këpucë. Dhe deri më tani nuk ka asgjë veçanërisht të çuditshme. Por gjëja e vetme është justifikimi për Policinë: Sapo e bëra vaksinën, nuk kam mendjen ose ndryshe nuk do t’i kisha vjedhur këpucët.

Pasi hyri në dyqan, gruaja provoi disa palë këpucë në dyqan dhe kishte një sjellje të çuditshme, aq sa shitësit telefonuan karabinierët. Nga kontrollet u zbulua se gruaja nga një provë në tjetrën kishte arritur të fshihte në çantë një palë këpucë dhe kishte provuar të dilte nga dyqani, por alarmi i derës e zbuloi.

Pronari i dyqanit thirri menjëherë karabinierët. Policia ka mbërritur në vendngjarje brenda pak minutash. Më pas e morën në pyetje gruan për të rindërtuar dinamikën e asaj që ndodhi. E ajo u justifikua pasi shpesh në media po thuhet se pandemia e koronavirusit lë pasojë edhe tek memoria e njeriut.

Marrë nga blitzquotidiano.it

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne itali itali grabitja ne itali itali

Sondazh

Poll