Aktualitet

Me “La Casa de Papel”/ Arrestohet shqiptari në Itali, si ngjalli dyshime tek Policia

2 Nëntor 2021, 20:14 Nga DOSJA
Me “La Casa de Papel”/ Arrestohet shqiptari në Itali, si

ITALI– Në mbrëmjen e së shtunës së 30 tetorit, një shqiptar ra në prangat e Policisë italiane për posedim të lëndëve narekotike. Sipas mediave italiane, 55-vjeçari shqiptar, po udhëtonte me mjetin e tij në një orar të pazakontë.

Pasi u ndalua për kontroll, justifikimet kontradiktore ngjallën dyshime tek Policia, efektivët e të cilës pas kontrollit gjetën 20 gramë kokainë. Droga ishte fshehur tek ndarja e dorezës së automjetit të tij. Po ashtu, kishte me vete 3500 euro të prerjeve të ndryshme.

Po ashtu, nga kontrollet e ushtruara u gjetën dhe u sekuestruan 1 kg hashash të ndarë në 10 pako. Siç shihet, paketimet e lëndës narkotike kishin figurat e personazheve nga seriali i mirënjohur “La casa de papel”.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali policia italiane arrestohet shqiptari ne itali itali policia italiane

Sondazh

Poll