Politike

Gjiknuri takohet me ambasadorin e Britanisë së Madhe: Në fokus Reforma Zgjedhore

2 Nëntor 2021, 15:05 Nga DOSJA
Gjiknuri takohet me ambasadorin e Britanisë së Madhe: Në fokus

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u takua sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith. Gjiknuri ndau foto nga takimi duke bër me dije se gjatë vizitës kishte biseduar për disa tema, në veçanti për Reformën Zgjedhore. Po ashtu, ai shtoi se pret bashkëpunim edhe me adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Postimi i Damian Gjiknurit

Kënaqësi të bashkëbisedoja me ambasadorin Alastair King-Smith. Shkëmbyem mendime të vyera për rritjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në fusha të tilla si turizmi, shkenca, edukimi, kultura dhe rinia. U ndalëm edhe tek zhvillimet e fundit politike në vend, procesi i reformës zgjedhore dhe nevoja për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Socialisti Gjiknuri është propozuar sërish nga Partia Socialiste si bashkëkryetar në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërsa ishte pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit mes PD-së dhe PS-së për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

(d.v.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike alastair king smith damian gjiknuri alastair king smith damian gjiknuri

Sondazh

Poll