Politike

30 Qershori/ Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim

2 Nëntor 2021, 10:43 Nga DOSJA
30 Qershori/ Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim

TIRANË– Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019. Mësohet se vendimi pritet të jepet në 30 ditët e ardhshme, afat që ka Kushtetuesja për tu shprehur nëse këto zgjedhje ishin të ligjshme apo jo. Kushtetuesja u mblodh sot në seancë plenare për të diskutuar në lidhje me këto zgjedhje.

Në seancë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të interesuara si nga Kuvendi, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Avokati  i Popullit dhe Partia Bindja Demokratike. Nuk ka munguar as kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e cila ka bërë edhe kërkesën në Kushtetuese.

Jordan Daci, avokat i shoqatës së bashkive, i bëri thirrje Kushtetueses që ta injorojë mendimin e Komisionit të Venecias. Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave ka kërkuar nga Kushtetuesja respektim të mendimit të Venecias.

LAJMI KRYESOR: Kushtetuesja diskuton legjitimitetin e 30-qershorit, Daci: Injoroni Venecian

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese per 30 qershorin gjykata kushtetuese per 30 qershorin

Sondazh

Poll