Politike

“Ta qep, mirë e mbylla” debat në komision, Braçe përplaset me Spahon

2 Nëntor 2021, 09:27 Nga DOSJA
“Ta qep, mirë e mbylla” debat në komision, Braçe

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka kërkuar llogari nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në lidhje me vendosjen e taksës 65 lekë/ litër për naftën e jahteve. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se ndihqet i turpëruar që është pjesë e një Kuvendi që godet bujqësinë dhe mban ende në fuqi favorizimet për birrën. Braçes iu përgjigj demokrati Edmond Spaho, por mes tyre ndërhyri Eduart Shalsi, i cili kërkoi që të mos fliste askush pa mikrofon ndezur dhe që të mos ndërpriteshin kolegët.

Pjesë nga debati

Erion Braçe: Dua të gjitha rekomandimet e FMN për të gjitha përjashtimet, dhe dua të di kriterin që keni zbatuar ju për të selektuar përjashtimet që duhet të hiqen që nga ky vit, vitin tjetër e në vijim. Kush ka qenë kriteri, sepse të godasësh një sektor siç është bujqësia, ndërkohë që shumë më tepër para, sepse e thash dje dhe vijoj ta them që më vjen turp që në këtë Kuvend, sa kohë kam i vetmi diskutim që bëhet, shtyhet deri në një farë vendi dhe më pas tërhiqet është birra, birra, që turpërohen deputetët në sallën e Kuvendit sa herë ju duhet që të ulin kokën dhe të ngrenë dorën dhe të mbajmë në fuqi atë favor që kemi dhe më shumë para sesa tek skema e TVSH-së e imputeve bujqësore a atje tek birra. Dhe meqë e kam parë dhe e kam lexuar që është në listën e FMN që të hiqet ai lloj favori që bëhet te birra, dua të di cili ka qenë kriteri që keni zbatuar??

Spaho: Po ju e dini ….

Edmond Spaho: (nuk kuptohet)

Erion Braçe: A ka mundësi ta mbaroj amund ta mbaroj, ore pse ndërhyn

Edmond Spaho: (nuk kuptohet)

Erion Braçe: Po pse çfarë duhet të bëj, ta qep, mirë vazhdo ti se e mbylla unë

Edmond Spaho: (nuk kuptohet)

Eduart Shalsi: O zoti Spaho

Edmond Spaho: Po e dimë arsyen

Eduart Shalsi: Po jo pra tani…O zoti Spaho po çfarë zakoni është ky, ç’kuptim ka ndjesa kur ndërpret

Edmond Spaho: Nuk bëhet për këtë arsye

Eduart Shalsi: Kjo vlen për të gjithë, ç’janë këto ndërprerje, nuk i shërbejnë fare askujt, zoti Braçe vijoje

Erion Braçe: S’kam asgjë për të shtuar

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edmond spaho eduart shalsi erion brace komisioni i ekonomise 2 nentor 2021 edmond spaho eduart shalsi erion brace komisioni i ekonomise 2 nentor 2021

Sondazh

Poll