Politike

FOTOJA- Rama takon Leonardo DiCaprion: Na lidh mbrojtja e Vjosës

2 Nëntor 2021, 13:21 Nga DOSJA
FOTOJA- Rama takon Leonardo DiCaprion: Na lidh mbrojtja e Vjosës

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka takuar yllin e Hollivudit Leonardo DiCaprio. Rama ndodhet në Glascow të Skocisë aty ku po zhvillohet Samiti COP-26 për klimën. Vetë kryeministri Rama ka publikuar një foto nga takimi që ka zhvilluar me DiCaprion.

Rama shihet në këmbë pranë aktorit teksa duket sikur diskuton me të, e ndërsa ylli botëror vijon të qëndrojë i pashqetësuar në ulësen e tij.

“Kur je komshi me Leonardo DiCaprio dhe të lidh mbrojtja e Vjosës,”- shkruan Rama krah fotos, duke shpjeguar kështu se bbiseda mes tyre është zhvilluar për Vjosën.

 

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Leonardo DiCaprio ka reaguar deri më sot disa herë për mbrojtjen e Vjosës. Përmes postimeve në Instagram, Facebook apo Twitter ai ka apeluar që lumi i fundit i egër në Evropë të mbrohet nga autoritetet shqiptare. Që prej vitit 1998 Leonardo DiCaprio është aktivist i zëshëm i çështjeve mjedisore. Në vitin 2010 ai dhuroi 1 milion dollarë për një projekt rezervati natyror në Rusi ndërsa tre vite më vonë ishte protagonist i një fushate mbledhjeje donacionesh për çështjet e ngrohjes globale që kapi shifrën e rreth 40 milionë dollarëve.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama leonardo dicaprio rama takon dicaprion edi rama leonardo dicaprio rama takon dicaprion

Sondazh

Poll