Politike

VD-Projektligji, Alibeaj:Tallje, propagandë!Nuk të vjen kryeministri në Parlament…

2 Nëntor 2021, 12:57 Nga DOSJA
VD-Projektligji, Alibeaj:Tallje, propagandë!Nuk të vjen kryeministri

TIRANË– Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve ka diskutuar projektligjin për Bashkëqeverisjen. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se projekligji është tallje dhe propagandë. Ai përmendi dhe protestën e banorëve në laprakë të cilëve iu janë prishur banesat, duke thënë se përse nuk shkon qeveria te ata.


DEBATI:

Alibeaj: Ky ligj bashkërendon rregullat për bashkëqverisje me qytetarët. Pyetja që kam unë për ju dhe këdo, çfarë do të thotë bashkëqeverisje? Është term kushtetues, kështu është e domosdoshme të jepet një shpjegim për të kuptuar ça lloj marrëdhëniesh krijohen, mes kujt dhe kujt.

Bylykbashi: Fakti që nuk jepni përgjigje për pronat, pronarët. Si e zgjidhim me bashkëqeverisje. Keni 8 vite që nuk bëni asgjë, me këtë do ta zgjidhni ju? Është një ligj që ka efekt vetëm propagandën, do krijojë konfizion.

Bushka: Do të shpreheni nen për nen, nuk mund të mblidhni të gjitha kritikat.

Gogu: Nuk mund të vazhdojmë mbledhjet në këtë mënyrë. Në votim do votohet nen për nen. Nëse kanë amendamente t’i paraqesin dhe t’i diskutojmë. Mbledhja po del jashtë shinave dhe ju kërkoj të merrni masa.

Felaj: Në çdo rast do shprehet një folës andej, një folës këtej, se nuk mund ta merrni të gjithë kohën ju.

Bushka: Do hedh në votim nenin dy. 12 vota pro, miratohet….

Alibeaj: Zonjë nëse ke ngut ti kalosh shpejt mund të lexosh numrat, por nuk është në respekt të rregullores dhe dinjitetin tuaj. Nuk po kërkojmë që t’ju ndryshojmë mendjen. Por kemi detyrimin për qytetarët, me të cilët do bashkëqeverisni, nuk po u jepni mundësi të njohin ligjet.

Bushka: E dini mirë procedurën, pse sot po bëni sikur nuk e kuptoni.

Alibeaj: Pika 4. Çështje fillon fjalia, përfshin të gjitha rastet që vijnë në seksionet e platformës. Fillon me njëjës përfundon me shumës. Cila mësuese gjuhe e fillores ia paska dhënë notën këtij që ka shkruar ligjin. E fundit, kjo është perlë. Interpelancë, takimi i zhvilluar mes qytetarëve dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave përmes platformës “Shqipëria që duam”. Po i jepni të drejta qytetarëve?! Po ty nuk të vjen kryeministri në Parlament do shkoka të qytetarët. Pse nuk shkoni ju zonja ministre te ata banorët që u janë prishur shtëpitë. Kjo është tallje e madhe, jeni nga fillimi në fund për propagandë.

Bushka: Nuk mund të lexoni sikur jeni juristi i vetëm në Republikën e Shqipërisë dhe të shtrembëroni projektligjin.

Bylykbashi: Mos bëj komente!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj komisioni i ligjeve 2 nentor 2021 enkelejd alibeaj komisioni i ligjeve 2 nentor 2021

Sondazh

Poll