Politike

’30 qershori’/ Shoqata e Bashkive: Opinioni i Venecias ka kontradita, te injorohet

2 Nëntor 2021, 09:40 Nga DOSJA
’30 qershori’/ Shoqata e Bashkive: Opinioni i Venecias ka

TIRANË– Ditën e sotme ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kreu i shoqatës së Bashkive, Jordan Daci u shpreh se opinioni i ‘Venecias’ nuk është detyrues për Gjykatën dhe në tërësi është me kontradita, ndaj duhet të injorohet. Ai tha gjatë seacnës se komisioni nuk e ka të saktë opinionin pasi nuk ka kompetencë për të gjykuar 30 qershorin.

“Opinioni thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për procesin zgjedhor por një herë Venecia e pranon që Kushtetuesja ka kompetencë për zgjedhjet dhe një herë e mohon. Komisioni i Venecias ka dështuar të japë një opinion të saktë. Si mund të shkojmë ne në Strasburg nëse nuk kalojmë Gjykatën Kushtetuese. Bindja Demokratike hyri në zgjedhje fiktivisht, u regjistrua në KQZ pa u regjistruar në Gjykatë si subjekt politik. Gjykata Kushtetuese ta injorojë këtë opinion të Komisionit të Venecias”, tha ai.

Në nisje të seancës, kryetarja e gjykatës Vitore Tusha u shpreh se gjykata ka konstatuar rënien e shkakut të pezullimit dhe është vendosur që seanca të vijojë.

Gjykata Kushtetuese, ka konstatuar rënien e shkakut të pezullimit dhe vendosi zhvillimin e seancës. Në këtë moment të gjithë palët kanë marrë kopjen e Opinionit. Në vijim të procesit ku parashtrojmë që keni të drejtë, të jepni deri në 10 minuta, opinion mbi Opinionin e Venecias.”- u shpreh Tusha.

LAJMI KRYESOR: Gjykata Kushtetuese vendos për legjitimitetin e zgjedhjeve lokale të 2019-ës

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese gjykata kushtetuese per 30 qershorin jordan daci gjykata kushtetuese gjykata kushtetuese per 30 qershorin jordan daci

Sondazh

Poll