Politike

Meta takon Di Maion: Italia, partner strategjik i Shqipërisë

2 Nëntor 2021, 09:56 Nga DOSJA
Meta takon Di Maion: Italia, partner strategjik i Shqipërisë

ITALI– Presidenti Ilir Meta ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luogi Di Maio. Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka publikuar një foto ku shihet krah Di Maios në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19″.

Krah fotos, Meta shkruan se Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane.

“Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19″. Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat. Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve,”- shkruan Meta.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta luigi di maio ilir meta luigi di maio

Sondazh

Poll