Politike

Flasin Kryemadhi dhe Basha? Braimllari: Që pas 25 prillit nuk ka pasur…

2 Nëntor 2021, 09:01 Nga DOSJA
Flasin Kryemadhi dhe Basha? Braimllari: Që pas 25 prillit nuk ka

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh mbrëmjen e djeshme në “ABC” se mes partisë drejtuar nga Monika Kryemadhi dhe Lulzim Bashës nuk ka pasur asnjë komunikim pas zgjedhjeve të 25 Prillit, që opozita i humbi.

‘Komunikim Basha-Kryemadhi? Pas 25 Prillit nuk ka komunikim” tha ai.

Ai kritikoi edhe qëndrimin e PD që grisi fletët e votimit në momentin e zgjedhjes së kryetares së Kuvendit. “Nuk tregohet forca duke grisur letrat përballë një zonje”. Kushtin e PD-së për tre nismat kushtetuese në këmbim të zgjatjes së afateve të vettingut, Endrit Braimllari e shikon si pazar. “Sjellja në këto momente lë hije dyshimi të mëdha për një pazar. Nuk ka një arsye”.

Për vizitën e Kryemadhit në SHBA ai tha se kryetarja e LSI-së ka pasur takime zyrtare me persona të rëndësishëm të senatit dhe kongresit.

“Për aksionin e Kryemadhit mund të flas, ka shkuar në SHBA, ka takime zyrtare me persona të rëndësishëm të senatit dhe kongresit. Këto takime i ka zhvilluar periodikisht edhe para 25 Prillit” theksoi ai.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike endrit braimllari lulzim basha monika kryemadhi endrit braimllari lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll