Politike

Borxhi 700 mln euro, Agalliu: Pse PD ndryshoi mendim, ktheu votën kundër në abstenim

1 Nëntor 2021, 22:19 Nga DOSJA
Borxhi 700 mln euro, Agalliu: Pse PD ndryshoi mendim, ktheu votën

TIRANË- Sekretari i grupit parlamentar të PD, deputeti Arbi Agalliu, i ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv ka shpjeguar votën abstenuese të PD në Kuvend, për marrjen e 700 mln euro borxh në tregun e jashtëm.

“Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë të PD kanë evidentuar të gjitha arsyet së pari që ne nuk kemi pse të shkojmë te borxhi, por të rrisim eficencën e brendshme. Ne refuzuam marrjen e borxhit”, tha Agalliu, duke shtuar se pas diskutimeve në grup u vendos që grupi parlamentar i PD do të abstenonte në votim.

Sipas tij, qëndrimi i grupit të PD ishte në koherencë me partnerët ndërkombëtarë, duke iu referuar këtu FMN-së, lidhur me marrjen e borxhit. Megjithatë, deputeti demokrat nuk sqaroi pse kreu i grupit parlamentar demokrat Alfred Rushaj ndryshoi qëndrim, pasi në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ka propozuar votë kundër eurobondit, ndërsa më pas dërgoi mesazhin në grupin e WhatsApp të deputetëve të PD, për votë abstenuese.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Abstenimi është paqartësi. Në 2015 opozita ka bojkotuar Kuvendin. Qëndrimi i deputetëve në komision nuk është në përputhje me votën, nuk është kundër.

Arbi Agalliu: Rama i vjedh paratë që merren borxh, e dimë. Ne jemi pro çdo akti që shkon në koherencë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Dhe jemi kundër abuzimit që bën qeveria ndaj parave të shqiptarëve.

Çim Peka: Alfred Rushaj ka propozuar votim kundër dhe më pas ndryshoi. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë iu ka propozuar votë kundër dhe më pas ka ardhur ndryshimi për votim abstenim.

Arbi Agalliu: Ka patur diskutim në komision, në grup. Shikoni votimin e gjithësecilit. Në komision është bërë diskutim, në grup parlamentar po ashtu dhe nuk ka asgjë të keqe, asnjë mëkat, nëse diskutohet për të nxjerrë thelbin.

Çim Peka: Rushaj ishte kundër. Çfarë ndodhi që erdhi mesazhi për abstenim?

Arbi Agalliu: Ju kapni një fjalë dhe nxirrni jashtë kontekstit. Pse është mbledhja e grupi pas komisionit, se ndryshe nuk bëhej, votonte komisioni.

Çim Peka: Më përgënjeshtroni kronologjinë e fakteve që po them apo jo?

Arbi Agalliu: Është procës dëgjimi, diskutimi, diskutim në grup parlamentar dhe votimi.

Marrë nga Syri

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arbi agalliu borxhi 700 milione euro arbi agalliu borxhi 700 milione euro

Sondazh

Poll