Sport

Ngjarje e rëndë në Argjentinë/ Trajneri plagoset gjatë ndeshjes, lojtarë e zyrtarë..

1 Nëntor 2021, 21:18 Nga DOSJA
Ngjarje e rëndë në Argjentinë/ Trajneri plagoset gjatë

ARGJENTINË-Një ngjarje vërtetë e rëndë është regjistruar në Argjentinë pasi një trajner futbolli është goditur me armë zjarri gjatë ndeshjes. Ishte sfida midis Huracan las Heras dhe Ferro që regjistroi këtë precedent të rrallë në botën e futbollit.

Lojtarët dhe zyrtarët e ndeshjes janë larguar të tmerruar sapo kanë dëgjuar zhurmën. Një situatë aspak normale ku të pranishmit në stadium rrezikuan jetën e tyre. Ndeshja u ndërpre dhe pritet vendimi i federatës nëse do të luhet sërish.

Sipas asaj që raporton “OLE” trajneri i Ferro, Mauricio Romero mori një plagë me armë zjarri në shpatull. Në video duken futbollistët e të dyja klubeve që largohen të frikësuar nga fusha pas plagosjes së trajnerit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport argjentine mauricio romero argjentine mauricio romero

Sondazh

Poll