Sport

Conte, marrëveshje me Paraticin dhe Levy: pritet zyrtarizimi i “Po”-së nga Tottenham

2 Nëntor 2021, 06:16 Nga DOSJA

ANGLI – Aventura e dytë e Antonio Contes në Londër duket gjithnjë e më afër. Trajneri që fitoi “scudetton” e fundit me Interin, ka pasur një bisedë dje pasdite me drejtuesit e Tottenhamit, të cilët shkarkuan Nuno Espirito Santo pas humbjes 0-3 me Manchester Utd.

Conte ka folur me presidentin Daniel Levy dhe me “shefin e futbollit” Fabio Paratici për të gjetur një marrëveshje: baza është një kontratë 20-mujore, me opsionin e zgjatjes, që e lidh trajnerin italian me Spurs deri në qershor 2023.

“Antonio Conte te Tottenham, e konfirmuar. Kontrata deri në qershor 2023 do të nënshkruhet të martën. Marrëveshja verbale tashmë ka përfunduar. Ai është kthyer në Premier League,”- shkruar në Twitter gazetari Fabricio Romano, i specializuar në fushën e transfertave.

Conte do të shpallet sot në mëngjes herët si trajneri i ri i Totteham. Paga totale prej 15 milionë paund bruto (gati 18 milionë euro, rreth 900 mijë euro në muaj). Ndërkohë, të gjitha gazetat kryesore në Angli e konsiderojnë pozitivisht rikthimin e Contes në Premier League, një kampionat që ish-trajneri i Interit e fitoi në krye të Chelsea në 2017, duke shtuar edhe një Kupë FA vitin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport aventura e dytë e antonio contes conte ka folur me presidentin daniel levy conte trajneri më i paguar fitoi “scudetton” e fundit me interin gazetari fabricio romano mëngjes herët si trajneri i ri i totteham një kontratë 20-mujore tottenham aventura e dytë e antonio contes conte ka folur me presidentin daniel levy conte trajneri më i paguar fitoi “scudetton” e fundit me interin gazetari fabricio romano mëngjes herët si trajneri i ri i totteham një kontratë 20-mujore tottenham

Sondazh

Poll