Sport

Sulm në një bar në Bergamo, tifozët e Man.United në shënjestër, dy të plagosur

1 Nëntor 2021, 21:47 Nga DOSJA
Sulm në një bar në Bergamo, tifozët e Man.United në

ITALI-Dhuna mes tifozëve vazhdon ende. Një grup prej rreth 20 personash hynë në një bar në qendër të Bergamos natën mes të dielës dhe të hënës për të sulmuar disa tifozë të Manchester United.

Të rinjtë, me fytyra të mbuluara me shalle, kapele dhe kapuça të zinj, sulmuan tifozët e klubit anglez, që nesër do të ndeshjen në Champions League kundër Atalantës, në “The Ritual Pub” në rrugën Francesco d’Assisi, me hedhje sendesh e bomba tymuese.

Bastisja ishte e shkurtër, falë edhe nervave të forta të menaxherëve të klubit që arritën të mbyllnin dyert pothuajse menjëherë, por një tifoz i United pësoi një plagosje të lehtë në shpatull dhe një punonjëse e barit, një 24-vjeçare u plagos në fytyrë nga xhamat e një shisheje të thyer, aq sa ishte e nevojshme ndërhyrja e stafit sanitar për disa qepje.

Policia deri më tani ka kryer katër kontrolle, duke sekuestruar materiale për hetime ndaj disa tifozëve të Atalantës tashmë të njohur për policinë. Po shqyrtohen edhe pamjet e siguruara nga sistemet e vëzhgimit rreth klubit që kanë kapur qartë atë që ka ndodhur.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atalanta manchester united atalanta manchester united

Sondazh

Poll