Sport

Agueros i rrezikohet karriera, terapi për aritmin kardiake dhe pas tre muajsh do…

1 Nëntor 2021, 21:31 Nga DOSJA
Agueros i rrezikohet karriera, terapi për aritmin kardiake dhe pas tre

SPANJË-Barcelona do të duhet të bëjë pa Sergio Agueron për të paktën tre muaj. Kjo është përgjigja e analizave ndaj të cilave sulmuesi argjentinas iu nënshtrua pas ndeshjes ndaj Alaves dhe u transportua me ambulancë në spital.

Aguero po mundohej të merrte frymë në fushë dhe Barça raportoi se lojtari vuante nga një aritmi kardiake gjatë ndeshjes. Klubi katalanas ka dërguar Kun në një terapi, rezultatet e së cilës do të vlerësohen në tre muajt e ardhshëm, vetëm për të kuptuar mënyrat e mundshme të rikuperimit. Është e vështirë të parashikohet tani nëse dhe kur Aguero do të jetë në gjendje të rifillojë të luajë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport aguero barcelona aguero barcelona

Sondazh

Poll