Aktualitet

Operacioni blic në Elbasan, në pranga edhe dy gazetarë

14 Qershor 2019, 12:07 Nga DOSJA
Operacioni blic në Elbasan, në pranga edhe dy gazetarë

TIRANËDosja.al ka mësuar se në kuadër të arrestimeve të bëra në Elbasan janë vënë në pranga edhe dy gazetarë. Ende nuk dihen identitetet e tyre, por mësohet se dy gazetarët janë arrestuar në Tiranë në kuadër të të njëjtit operacion.

Operacioni blic në Elbasan që mbrëmjen e djeshme për t’u finalizuar këtë mëngjes.

Reparti RENEA ka bërë të mundur ndalimin e disa prej anëtarëve të grupit Çapja, të cilët akuzohen si të përfshirë në disa vepra penale. 

Mes të ndaluarve, është edhe Ardian Çapja, koka e familjes në këtë qytet. Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Po kështu burime për Dosja.al bëjnë me dije, se banesa e kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini është marrë në mbrojtje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy gazterae fisi capja forcat renea në elbasan operacioni blic ne elbasan arrestohen dy gazterae fisi capja forcat renea në elbasan operacioni blic ne elbasan

Sondazh

Poll