Aktualitet

Mot i keq në Shqipëri! Shi dhe era të forta, pezullohen lundrimet në portin e Vlorës

2 Nëntor 2021, 06:34 Nga DOSJA
Mot i keq në Shqipëri! Shi dhe era të forta, pezullohen lundrimet

TIRANË– Në Shqipëri rikthehen reshjet e shiut me itensitet të lartë. Reshjet janë shoqëruar me era të forta të cilat kanë ndikuar dhe në pezullimin e lundrimeve të mjeteve të vogla. Në orët e mesditës pritet një përmirësim i kushteve atmosferike, por përsëri do të përkeqësohen kushtet e detit dhe erës. Pritet që përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë ditën e premte.

Sipas MeteoAlb: Një sistem i dendur vranësirash që ka përfshirë vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës do të sjellë reshje me intensitet të ulët dhe herë pas here me intensitet mesatar. Parashikohet që reshjet të jenë më të dukshme në zonët Veriore, ku në intervale të shkurtra në zona të izoluar do të ketë dhe reshje intensive.

Por pas mesditës dhe kryesisht mbrëmja sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të rriten lehte mëngjes por ulen ndjeshem në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Moti i keq! Pezullohen lundrimet me mjetet e vogla në portin e Vlorës

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi parashikimi i motit 2 nentor 2021 moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi parashikimi i motit 2 nentor 2021

Sondazh

Poll