Aktualitet

Dënohet me 25 vite burg Jetmir Koxheri, plagosi 6-vjeçarin me tre plumba në fytyrë

2 Nëntor 2021, 08:31 Nga DOSJA
Dënohet me 25 vite burg Jetmir Koxheri, plagosi 6-vjeçarin me tre

TIRANË– Jetmir Koxheri, autori i plagosjes së një fëmije vetëm 6 vjeç, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 është dënuar me 25 vite burg. Vendimi është marrë gjatë seancës së zhvilluar sot në Gjykatën e Apelit.

Jetmir Koxheri, i datëlindjes 1992 është vënë në pranga nga policia pasi qëlloi me tre plumba në fytyrë një fëmijë vetëm 6 vjeç pas një sherri me babain e të miturit dhe e la të plagosur rëndë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krastë të Martaneshit. Gjithçka erdhi pas një sherri mes Koxherrit dhe babait të djalit. Pas debatit, Koxheri shkoi me automatik ne banesën e personit që u zu dhe në tentativë për të plagosur atë, qëlloi 6-vjeçarin.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet denohet jetmir koxheri jetmir koxheri denohet jetmir koxheri jetmir koxheri

Sondazh

Poll