Aktualitet

Raporti i Covid: SHBA vendi me më shumë viktima, Shqipëria 2931 humbje jete

2 Nëntor 2021, 07:37 Nga DOSJA
Raporti i Covid: SHBA vendi me më shumë viktima, Shqipëria 2931

TIRANË – Pandemia e Covid duket se ende nuk ka përfunduar teksa ditën e djeshme është shënuar vdekja e 5 miliontë prej tij.

Universiteti Johns Hopkins ka publikuar një raport ditën e djeshme ku tregn sa njerëz e kanë humbur betejën më virusin. 197,116 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në mbarë botën në 28 ditët e fundit. Numri i rasteve të koronavirusit të raportuar zyrtarisht në nivel global është 246.7 milionë që kur u zbulua për herë të parë në qytetin kinez ëuhan në fund të vitit 2019 .

Shtetet e Bashkuara janë vendi që kanë shënuar numrin më të lartë të të infektuarve dhe të viktimave.  Rreth 46.091.924 persona jaë të infektuar, ndërsa 747.033 persona kanë humbur jetën. E dyta vjen Britania e Madhe, me 9.140.441 persona të infektuar dhe 1.41.098 viktima, ndjekur nga Rusia me 8.417.305 të infektuar dhe 141.098 të vdekur dhe Turqia me 8.061.646 të infektuar dhe 70.828 të vdekur.

Shqipëria që prej shpërthimit të pandemisë së COVID-19, shënon 185.497 infektime dhe 2931 qytetarë nuk kanë mundur t’i shpëtojnë virusit.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bilanci i covid ne angli bilanci i covid ne bote bilanci i covid ne shqiperi bilanci i covid ne vend bilanci i covid ne angli bilanci i covid ne bote bilanci i covid ne shqiperi bilanci i covid ne vend

Sondazh

Poll