Aktualitet

Vrasja e ish-policit në Laç!Merren në pyetje mbi 20 persona,autorët me maska& kapele

2 Nëntor 2021, 07:50 Nga DOSJA
Vrasja e ish-policit në Laç!Merren në pyetje mbi 20

TIRANË– Më shumë se 20 persona janë shoqëruar në komisariat për tu pyetur në lidhje me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Laçit. Viktimë mbeti, Xhelal Reçi, ish-punonjës policie dhe pronar i dy bizneseve në qytet.

Autorët mendohet se ishin tre, dhe për të mos u identifikuar kishin vënë kapele dhe maska mjekësore. E gjithë zona është e pajisur me kamera sigurie mirëpo identifikimi i autorëve është i vështirë pasi ishin të maskuar mirë.

Autorët e kanë ruajtur dhe vëzhguar prej ditësh 61-vjeçarin para se ta vrisnin atë. Xhelal Reçi është qëlluar me dy plumba, njëri prej të cilit e ka kapur në gjoks dhe me reflekset e ish policit ka tentuar t’i shpëtojë sulmit duke hyrë në një rrugicë mes dy objekteve. Autorët u larguan me një mjet me tarfga italiane, të cilën e kishin vjedhur 1 muaj më parë në qytetin e Fierit. Ata e lanë mjetin të braktisur pranë lumit Mat në Milot, duke i vënë më pas flakën.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek konfliktet të djalit të Xhelal Reçit, Besnikut të cilit ju bë atentat me armë zjarri në gusht të vitit 2020, por fatmirësisht arriti të shpëtojë pa marrë lëndime. Konfliktet e tij po kalojnë në siten e hetuesve me qëllim identifikimin e autoreve.

Ish-efektivi i policisë 61-vjeçari Xhelal Reçi u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së hënës, sapo zbriti nga automjeti për të hapur biznesin në pronësi të tij në qendër të qytetit të Laçit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet ish-efektivi xhelal reci xhelal reci ekzekutohet ish-efektivi xhelal reci xhelal reci

Sondazh

Poll