Aktualitet

Moti i keq! Pezullohen lundrimet me mjetet e vogla në portin e Vlorës

2 Nëntor 2021, 08:44 Nga DOSJA
Moti i keq! Pezullohen lundrimet me mjetet e vogla në portin e Vlorës

VLORË– Ditën e sotme kapiteneria e Vlorës ka njoftuar pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese. Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, do të anulohen të gjitha lundrimet përveç atyre të transportit ndërkombëtar detar. Sipas parashikimit të motit, në gjirin e Vlorës era do të jetë në drejtimin Jug-Juglindje me forcë 5-6bft, 10-15m/s.

Në orët e mesditës pritet një përmirësim i kushteve atmosferike, por përsëri do të përkeqësohen kushtet e detit dhe erës. Pritet që përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë ditën e premte më 5 nëntor.

LAJMI KRYESOR: HARTA LIVE: Dita nis me RESHJE shiu, sot ulen temperaturat, parashikimi i motit

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 2 nentor 2021 pezullohet lundrimi ne portin e vlores moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit 2 nentor 2021 pezullohet lundrimi ne portin e vlores

Sondazh

Poll