Aktualitet

Partnerët e koalicionit s’e pranojnë dorëheqjen e Zaev: Të ishte konsultuar me ne

2 Nëntor 2021, 07:56 Nga DOSJA
Partnerët e koalicionit s’e pranojnë dorëheqjen e Zaev:

MAQEDONI E VERIUT – Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se nuk e pranojnë dorëheqjen e Zoran Zaev dhe se nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje të parakohshme pasi mazhoranca është e stabilizuar.

Partnerët e koalicionit qeveritar i kanë kërkuar Zaev të vazhdojë punën dhe të mbajë pozicionin e Kryeministrit deri në fund të mandatit. Takimi ka zgjatur rreth tri orë me ftesën e vet kryeministrit. Partnerët e koalicionit i kanë kërkuar Zaevit se Qeveria duhet të vazhdojë punën me çdo kusht për të çuar reformat përpara, përfshirë edhe kontestimin e hapur me Bullgarinë dhe integrimet për në Bashkim Evropian.

Ngelet ende për t’u bërë i ditur vendimi i Zoran Zaevit, i cili mbrëmë njoftoi dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të LSDM-së, pas disfatës në zgjedhjet lokale.

Pas takimit, Zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe Ministri i Bujqësisë, Arianit Hoxha thanë se prononcimi i Zaevit për dorëheqjen ishte i gabuar dhe i nxituar, sepse më parë ai duhet të ishte konsultuar me partnerët e koalicionit.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore doreheqja e zoran zaev dorehiqet zoran zaev kryeministri i maqedonise se veriut zoran zaev doreheqja e zoran zaev dorehiqet zoran zaev kryeministri i maqedonise se veriut zoran zaev

Sondazh

Poll