Bota

Kryetari i BDI, Ahmeti: Patëm bisedë të tensionuar, s’pajtohem me vendimin e Zaev

1 Nëntor 2021, 20:37 Nga DOSJA
Kryetari i BDI, Ahmeti: Patëm bisedë të tensionuar,

MAQEDONI E VERIUT- Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, tha se ka patur një bisedë mjaft të tensionuar mbrëmjen e djeshme me Zoran Zaev, pas njoftimit të dorëheqjes së tij. Sipas mediave, Ahmeti u shpreh se nuk është dakord me vendimin e Zaev, pasi ai ka marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr vendin, ndaj sipas tij nuk duhet të tërhiqet.

“Mbrëmë kam pasur bisedë të tensionuar me Zaevin, pasi nuk jam pajtuar me lëvizjet e tij që ka bërë me tërheqjen nga kryetar i Qeverisë dhe kryetar i LSDM-së. Këto janë zgjedhje lokale, dhe ke plot shembuj nëpër botë që zgjedhjet lokale i fiton dikush tjetër e parlamentaret dikush tjetër. Ne kemi marrë besimin për të drejtuar shtetin”, tha Ali Ahmeti për TV21.

Zoran Zaev dha dorëheqjen nga posti I kryeministrit dhe kryetarit të partisë, pas humbjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

LAJMI KRYESOR: Humbën zgjedhjet lokale, pas Zaev pritet të dorëhiqet e gjithë qeveria

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti dorehiqet zoran zaev zoran zaev ali ahmeti dorehiqet zoran zaev zoran zaev

Sondazh

Poll