Bota

Samiti i klimës, Bolsonaro: Brazili është i gatshëm për të ofruar kushte më të mira

1 Nëntor 2021, 19:32 Nga DOSJA
Samiti i klimës, Bolsonaro: Brazili është i gatshëm për

BRAZIL- Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro edhe pse nuk është në Cop26, ai ka mbajtur një fjalim sot në Brazil duke thënë se duhet të merren masa me patjetër. The Guardian shkruan se sipas Bolsonaros, Brazili është gjithmonë gati për të marrë masat e nevojshme dhe për të vepruar me përgjegjësi për të ofruar kushte më të mira jetese.

“Brazili është një fuqi e gjelbër. Kur bëhet fjalë për luftimin e ndryshimeve klimatike, ne kemi qenë gjithmonë pjesë e zgjidhjes, jo e problemit. Ne do të favorizojmë veprime dhe projekte për ruajtjen e pyjeve, shfrytëzimin racional të burimeve natyrore, zbutjen e emetimeve të gazeve serrë dhe kryesisht krijimin e “punëve të gjelbra”. Ne do të veprojmë me përgjegjësi, duke zhvilluar zgjidhje reale për një tranzicion. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë kushte më të mira jetese për të gjithë brazilianët, dhe kështu të kontribuojmë në një cilësi më të mirë të jetës në të gjithë botën. Brazili është pjesë e zgjidhjes për të kapërcyer këtë sfidë globale. Rezultatet e arritura tashmë nga vendi ynë deri në vitin 2020 tregojnë se ne mund të rrisim më tej ambiciet tona”, tha Bolsonaro.

LAJMI KRYESOR: Konferenca e OKB mbi klimën në Glasgow, i pranishëm dhe Rama, takon Johnson e Vuçiç

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota cop26 ne glasgow jair bolsonaro samiti i cop26 cop26 ne glasgow jair bolsonaro samiti i cop26

Sondazh

Poll