Bota

Samiti i klimës, Biden: Duhet të dyfishojmë zhvillimin e energjisë së pastër

1 Nëntor 2021, 19:38 Nga DOSJA
Samiti i klimës, Biden: Duhet të dyfishojmë zhvillimin e

SKOCI- Presidenti amerikan Joe Biden në fjalimin e tij në samitin për ndryshimin e klimës ka thënë se ndryshimi i klimës po shkatërron jetesën çdo ditë. The Guardian shkruan se sipas Biden ata mund ta mbajnë klimën 1.5 C nëse bashkohen dhe bëjnë të gjithë pjesën e tyre. Biden tha se çmimet e larta të energjisë janë një thirrje për veprim ndërkohë që shtoi se ato vetëm sa përforcojnë nevojën urgjente për të diversifikuar burimet dhe për të dyfishuar zhvillimin e energjisë së pastër.

Biden e përfundoi fjalimin e tij duke thënë se administrata e tij po punon për të rindërtuar besimin në angazhimin e SHBA-së për të trajtuar ndryshimet klimatike. Ai gjithashtu kërkoi falje për tërheqjen e ish-Presidentit Doland Trump nga marrëveshjet e Parisit.

LAJMI KRYESOR: Konferenca e OKB mbi klimën në Glasgow, i pranishëm dhe Rama, takon Johnson e Vuçiç

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota cop26 ne glasgow joe biden samiti i cop26 cop26 ne glasgow joe biden samiti i cop26

Sondazh

Poll