Bota

Përfundon samiti i klimës për sot/ Përmbledhje të pikave kryesore që u diskutuan

1 Nëntor 2021, 20:17 Nga DOSJA
Përfundon samiti i klimës për sot/ Përmbledhje të

SKOCI- SHBA, Anglia, Kina dhe vende të tjera kanë mbajtur delkaratë ditën e sotme në samitin për klimën, që po zhvillohet në Skoci. The Guardian shkruan se Kina nuk ka dhënë asnjë premtim deri tani për ndryshimin e klimës, ndërkohë që Presidenti amerikan Biden teksa ka kërkuar falje për tërheqjen e ish-Presidentit Donald Trump nga marrëveshjen e Parisit, është zotuar që SHBA-ja dotë ulë emetimet deri në vitin 2030.

Pikat kryesore: 

Biden kërkon falje për tërheqjen e Trump nga marrëveshja e klimës së OKB-së në Paris: Ne do t’i tregojmë botës se Shtetet e Bashkuara jo vetëm janë kthyer në tryezë, por shpresojmë që të udhëheqin me fuqinë e shembullit tonë.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u bëri thirrje vendeve të zhvilluara që të sigurojnë mbështetje për të ndihmuar vendet në zhvillim të bëjnë më mirë në trajtimin e krizës klimatike, në një deklaratë me shkrim por nuk arriti të bëjë ndonjë premtim të ri të rëndësishëm.

Xi, së bashku me Jair Bolsonaro nga Brazili dhe Vladimir Putin i Rusisë, vendosën të mos paraqiteshin personalisht në samit.

India është zotuar të synojë emetimet neto zero deri në vitin 2070. Kryeministri Narendra Modi gjithashtu u angazhua që India të marrë gjysmën e energjisë së saj nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030. Modi u kërkoi vendeve të zhvilluara të vënë në dispozicion 1 trilion dollarë si financim për klimën.

Ndërsa nuk mori pjesë personalisht në konferencë, Bolsonaro pohoi në një fjalim sot se kur bëhet fjalë për luftimin e ndryshimeve klimatike, Brazili ka qenë gjithmonë pjesë e zgjidhjes, jo e problemit.

LAJMI KRYESOR: Konferenca e OKB mbi klimën në Glasgow, i pranishëm dhe Rama, takon Johnson e Vuçiç

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota cop26 ne glasgow donald trump jair bolsonaro joe biden narendra modi samiti i cop26 vladimir putin xi jinping cop26 ne glasgow donald trump jair bolsonaro joe biden narendra modi samiti i cop26 vladimir putin xi jinping

Sondazh

Poll