Bota

Bullizoi për peshën! Zhdukjet balerini grek Tasos Xiarchos, kërcënoi me vetëvrasje

1 Nëntor 2021, 19:03 Nga DOSJA
Bullizoi për peshën! Zhdukjet balerini grek Tasos Xiarchos,

GREQI– Rasti i tentativës për vetëvrasje të koreografit Tassos Xiarchos është shndërruar në një thriller në Greqi. Një i njohuri i tij ka njoftuar policinë se koreografi kishte marrë pilula dhe po kërcënonte se do të kryente vetëvrasje. Denoncimi ka mobiluzuar menjëherë Policinë, e cila ka lokalizuar makinën e tij në Menidi. Por Tasos Xiarchos nuk ishte brenda saj.

Por pse vendosi që t’i jepte fund jetës?

Tassos Xiarchos kishte postuar një video në llogarinë personale në Instagram, në të cilën tallte një vajzë të re për peshën e saj. Balerini dhe influencuesi i njohur komentonte negativisht peshën e një vajze të ulur në një tavolinë pranë tij në një restorant.

Videot krijuan shumë zhurmë në mediat sociale, ku përdoruesit e Instagram iu përgjigjën me zemërim Xiarchosit, madje dhe e akuzuan atë për ngacmim.

Pas sulmeve që mori në rrjetet sociale, Tassos Xiarchos u përpoq të kërkonte falje. Por shpjegimi i tij i përkeqësoi gjërat. Aq shumë sa duket se ai ka vendosur që t’i japë fund jetës. Edhe pse po kërkohet prej orësh, ende nuk është gjetur se ku ndodhet.

Marrë nga TaNea

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni greqi tasos xiarchos zhduket tasos xiarchos greqi tasos xiarchos zhduket tasos xiarchos

Sondazh

Poll