Bota

Studimi i fundit/ Konsumi i mishit të kuq rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme

14 Qershor 2019, 11:53 Nga DOSJA
Studimi i fundit/ Konsumi i mishit të kuq rrit rrezikun e vdekjes së

Një studim i ri zbulon se ndryshimet në konsumin e mishit të kuq lidhen me rrezikun e vdekjes së hershme.

Konsumimi i mishit të kuq të paktën një herë në ditë rrit rrezikun e vdekjes me 10 %, sipas studimit në revistën mjekësore, ku këshillohet të përdoren burime të tjera proteinash për të jetuar më gjatë.

“Të dhënat tregojnë se zëvendësimi i mishit të kuq me burime të tjera të proteinave, të tilla si mishi i pulës, peshk, arra, bishtajore, drithërat dhe perimet mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme “,- u shpreh Dr. Frank Hu, profesor në Harvard.

Studimi përfshiu të dhëna mbi rrezikun e ushqimit dhe rrezikun e vdekshmërisë prej 53,553 grave dhe 27,916 meshkujve në SHBA midis 1986 dhe 2010.

Pas analizimit të të dhënave, studiuesit zbuluan se brenda tetë viteve, një rritje prej së paku gjysmë servisi në ditë të mishit të kuq të përpunuar dhe të papërpunuar u shoqërua me 13% dhe 9% rrezik më të lartë të vdekjes së hershme.

Burimi: CNN

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota frank hu konsumi i mishit te kuq ushqimet me proteina frank hu konsumi i mishit te kuq ushqimet me proteina

Sondazh

Poll