Bota

Kërkohej nga FBI për 20 milionë euro mashtrim, arrestohet në Kosovë kushëriri i ministres, Besa Shahinit

14 Qershor 2019, 05:34 Nga DOSJA
Kërkohej nga FBI për 20 milionë euro mashtrim, arrestohet në

Kosovë- Në prangat e policisë së Kosovë ka rënë kushëriri i ministres së Arsimit, Besa Shahinit. Mësohet se policia e Kosovës ka arrestuar biznesmenin, Imer Shahini i cili është kushëriri i ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahinit.

Shahini prej disa vitesh ishte i shpallur në kërkim edhe nga FBI-ja pasi ndaj tij ka akuza për mashtrim parash me shuma deri në miliona euro. Sipas mediave kosovare Shahini, në bashkëveprim me gjashtë persona të tjerë, disa prej tyre të arrestuar, akuzohen se ilegalisht kanë përfituar 20 milionë dollarë përmes mashtrimit. Pas procedurave të arrestimit të tij, ai pritet që të ekstradohet drejt SHBA-së për t’u përballur me drejtësinë atje.

Në këtë aksion të policisë në Fushë-Kosovë janë arrestuar edhe Binak Gjergjajn dhe Ramiz Borduniqin, po ashtu të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duhet të themi se Shahini njihet si një person shumë i fuqishëm dhe me ndikim në Kosovë.  Po kështu ka një miqësi të ngushtë edhe zëvendës kryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhajn.

Skema e mashtrimit

Shahini nëpërmjet mashtrimit donte të merrte nën kontroll aksione të kompanisë ‘Gerova Financial Group Ltd’. Qëllimi ishte që ai këto aksione t’i shiste fshehurazi nga kjo fitonte shuma të mëdha parash. Por një pjesë të këtyre aksioneve të kalonte në pronësinë e tij.

Në këtë skemë mashtrimi ai është ndihmuar edhe nga  vëllezërit Galanis, po ashtu të akuzuar nga FBI-ja për mashtrim, të cilët ishin përkujdesur t’ia hapnin një llogari Shahinit, ‘Shahini Accounts’, ku do të kaloheshin aksionet e shitura fshehurazi në mënyrë që në ‘Gerova’ të mos vihej re se kush ishte pronari i vërtetë i tyre.

Rrjedhimisht, njëri prej vëllezërve Galanis, Jason, do të vazhdonte ta mbante nën kontroll kompaninë ‘Gerova’ duke përfituar gjithashtu miliona para. Deri në fund të kësaj kurdisjeje, ky grup përfitoi përmes mashtrimit 20 milionë dollarë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni arrestohet imer shahini arrestohet kushëriri i ministres skema e mashtrimi prej 20 milionë eurosh arrestohet imer shahini arrestohet kushëriri i ministres skema e mashtrimi prej 20 milionë eurosh

Sondazh

Poll