Bota

Mbyllen zyrat qeveritare, protesta të dhunshme në Hong Kong

14 Qershor 2019, 11:17 Nga DOSJA
Mbyllen zyrat qeveritare, protesta të dhunshme në Hong Kong

HONG KONG– Turmat e njerëzve të shpërndarë kryesisht rreth selisë së qeverisë në Hong Kong janë të zemëruar me planet për të lejuar ekstradimin në Kinën kontinentale. Megjithë kundërshtimin e gjerë, qeveria nuk ka dhënë mbështetje.

Megjithatë, Këshilli Legjislativ i Hong Kongut lajmëroi për një diskutim të dytë rreth ekstradimit, por se kur do të ndodhë mbetet e paqartë.

Si u shpalos dhuna?

Në një përpjekje për të parandaluar ligjvënësit që të marrin pjesë në debat, dhjetëra mijëra aktivistë  bllokuan rrugët kryesore rreth selisë qendrore të qeverisë në Hong Kongun qendror.

Më vonë tensionet u ngritën dhe protestuesit u përpuqën t’i vinin flakën disa ndërtesave kryesore të qeverisë në mënyrë që ligji të hiqet.

Policia u përgjigj duke qëlluar gaz lotsjellës dhe plumba gome për t’i bllokuar ato dhe për t’i shpërndarë. Pas orëve të kaosit, turma u shpërnda përfundimisht brenda natës.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota honk kong protesta të dhunshme honk kong protesta të dhunshme

Sondazh

Poll