Bota

Sekretari britanik nënshkruan urdhërin e ekstradimit të Julian Assange në SHBA

13 Qershor 2019, 15:04 Nga DOSJA
Sekretari britanik nënshkruan urdhërin e ekstradimit të Julian

MBRETËRI E BASHKUAR- Në një intervistë në BBC Radio 4, Javid tregoi se ai ka nënëshkruar ekstradimin e Assange, duke u shprehur: “Ai është me të drejtë pas hekurave. Ekziston një kërkesë për ekstradim në SHBA që pritet të dal  në gjykatë nesër, por dje kam nënshkruar urdhrin e ekstradimit dhe e vërtetova se nesër do të dalin para gjykatave “.

Vendimi i Javid hap rrugën për të nxjerrë në gjykatë themeluesin e WikiLeaks dhe për të pranuar ekstradimin e tij në SHBA. Assange përballet me një aktakuzë prej 18 akuzash, të lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA,  sipas Aktit të Spiunazhit.

Javid tha se: “Përfundimisht ky është një vendim për në gjykatë, por ka një pjesë shumë të rëndësishme për sekretarin e shtetit dhe dua të shoh drejtësinë në çdo kohë, pasi ne kemi marrë një kërkesë të ligjshme për ekstradim, kështu që unë kam e nënshkruar, por vendimi përfundimtar i takon gjykatës”.

47-vjeçari australian ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, për t’u shfaqur muajin e kaluar në një seancë gjyqësore në Westminster në lidhje me kërkesën e ekstradimit nga SHBA-ja.

Seanca është riplanifikuar për të premten dhe për shkak të gjendjes së Assange, mund të zhvillohet në burgun e Belmarsh ku ai po vuan dënimin.

Burimi: The Guardian 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ekstradimi ne shba julian assange sajid javid nenshkruan ekstradimin ekstradimi ne shba julian assange sajid javid nenshkruan ekstradimin

Sondazh

Poll