Bota

Foli shqip me familjarët, kamarierët largojnë nga restoranti futbollistin maqedonas Alioski

13 Qershor 2019, 20:20 Nga DOSJA
Foli shqip me familjarët, kamarierët largojnë nga restoranti

MAQEDONI E VERIUT- Një ngjarje raciste ka ndodhur në një restorant në Prilep, me protagonist futbollistin e skuadrës së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioskin.

Sipas “Alsat”, Alioski është detyruar të largohet nga restoranti për shkak se foli shqip me kushërinjtë dhe prindërit e tij.

Mesa duket komunikimi në gjuhën shqipe mes tyre nuk i ka pëlqyer punonjësve në atë restorant, të cilët kanë urdhëruar Ezgjanin së bashku me familjen e tij të largohen nga lokali me pretekstin se vendi ishte i rezervuar.

Ky veprim racist i punonjësve të restorantit ka nervozuar jashtë mase futbollistin me origjinë shqiptare që aktivizohet në radhët e skuadrës angleze të Lids.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ezgjan alioski maqedoni e veriut ngjarja raciste ne maqedonine e veriut ezgjan alioski maqedoni e veriut ngjarja raciste ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll