Bota

Politikania britanike, Esther McVey shpenzon 9 mijë paundë për fotot me fotografin personal

13 Qershor 2019, 16:41 Nga DOSJA
Politikania britanike, Esther McVey shpenzon 9 mijë paundë për

MBRETËRI E BASHKUAR- Politikania konservatore, Esther McVey dyshohet se ka shpenzuar mijëra paundë nga paratë e taksapaguesve, për një fotograf personal. Ajo ka paraqitur një faturë me vlerën prej 8,750 paundë për shërbimet e fotografit personal, Jonathan Farber.

Një faturë informuese tregon se nga maji 2018,  McVey i ka faturuar Farber 750 paundë për pesë orë punë për dy xhirime gjatë fushatës së saj.

Pretendimet e shpenzimeve të McVey mund të jenë të diskutueshme me kolegët e saj. Në 2018-2019, ajo harxhoi rreth 6,000 paundë për shërbimet Farber dhe 2,750 paundë në 2017-2018. 

Të gjitha kërkesat u miratuan nga Autoriteti i Pavarur i Standardeve Parlamentare, ku shkruhej: “Komunikimi është një pjesë e rolit të deputetit dhe ata janë në gjendje të kërkojnë shërbime profesionale për t’i mbështetur ata që kryejnë detyrat e tyre. Kjo mund të përfshijë fotografinë që do të përdoret në faqen e internetit të tyre dhe në kanalet e tjera të komunikimit digjital dhe të shtypur. ”

Ajo është kritikuar edhe pas deklaratave të saj kundër LGBT-së dhe pas polemikave mbi protestuesit, tashmë këto fatura janë një tjetër kritikë ndaj saj. 

Burimi: The Guardian 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota esther mcvey esther mcvey

Sondazh

Poll