Bota

Konsumuan frutin ‘e çuditshëm’, vdesin 47 fëmijë në Indi

14 Qershor 2019, 11:39 Nga DOSJA
Konsumuan frutin ‘e çuditshëm’, vdesin 47

INDI– Pothuajse 50 fëmijë kanë vdekur në Indinë veriore gjatë tre javëve të fundit nga një sëmundje e trurit që ka qenë e lidhur me toksina në frutat e pyllit.

Autoritetet shëndetësore në shtetin e Bihar thanë se 47 fëmijët kanë vdekur nga sindromi i encefalitit akut, që përfshin inflamacionin e trurit.

Në vitin 2013, të paktën 351 njerëz vdiqën nga e njëjta simptomë në shtetin verior të Uttar Pradesh në Indi.

Departamenti i shëndetësisë shtetërore ka fajësuar sheqerin e ulur në gjak, për vdekjet e fëmijëve, por tha se fruti i pyllit ‘lyce’, i cili  kultivohet gjerësisht në rajon, gjithashtu luan një rol.

Sipas një studimi të kryer u zbulua nga prindërtit se fëmijët në fshatrat e prekura kaluan shumicën e ditës duke ngrënë fruta pylli nga pemëtari aty pranë, dhe ktheheshin me mungesë të theksuar oreksi.

Megjithatë, mostrat e urinës zbuluan se dy të tretat e fëmijëve të sëmurë treguan prova të ekspozimit ndaj toksinave në frutin e pyllit, të gjetura në nivele më të larta në fruta të papjekur. Në praninë e këtyre toksinave, “sinteza e glukozës është dëmtuar rëndë”, tha studimi, duke çuar në rrezikshmëri të ulët të sheqerit në gjak dhe inflamacion të trurit.

Fëmijët e prekur janë nga familjet e varfëra dhe nuk kanë rezerva sheqeri, dhe gjithashtu janë të kequshqyer.

Sindromi i encefalit akut shkakton inflamacion të trurit, duke rezultuar në ethe, delire dhe përfundimisht koma në shumicën e rasteve. Sipas ekspertëve, faktorët kontribues janë nxehtësia, kequshqyerja dhe lagështia.

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota indi toksinat në frutat e pyllit vdesin 47 fëmijë indi toksinat në frutat e pyllit vdesin 47 fëmijë

Sondazh

Poll