Sport

Solskjaer: “Lojtarët duhet të tregojnë karakter. Atalanta, skuadër alla-angleze”

1 Nëntor 2021, 15:20 Nga DOSJA
Solskjaer: “Lojtarët duhet të tregojnë karakter. Atalanta,

ANGLI – Në prag të sfidës kundër Atalantës, ka dalë në konferencë për shtyp edhe trajneri i Manchester United, norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer. Ai kërkoi nga “Djajtë e Kuq” të kenë vazhdimësi pas fitores ndaj Tottenham, si dhe zbuloi një zënkë të vogël që ka ndodhur sot në qendrën stërvitore.

United? “Kur në një klub si Manchester United janë të gjithë lojtarët gati, dikush është i detyruar të qëndrojë në pankinë. Lojtarët duhet të stërviten mirë, por gjithashtu duhet të motivojnë veten e tyre. Në një klub si United, ka gjithmonë periudha kur lojtarët nuk e bëjnë, nuk e tregojnë plotësisht karakterin e tyre. Këtë mëngjes pati një grindje të vogël, por jo shumë serioze”.

Atalanta? “Ata kanë stilin e tyre, janë shumë aktivë, luajnë një futboll sulmues. Unë e kuptoj, pse Atalanta mund të përkufizohet si një ekip anglez, është shumë emocionuese të shohësh ndeshjet e tyre. Edhe para se të sillnim Amadin Diallo këtu, ne i kishim parë ndeshjet e tyre, është një klub i bukur, një klub i mirë, ka njerëz të mirë”

Vazhdimësia – “Ndeshja tjetër ka gjithmonë rëndësi, duhet të jemi më të rregullt dhe të vazhdueshëm. Një rezultat i vetëm nuk mjafton, duhet të vazhdojmë të fokusohemi, pasi bëmë mirë në ndeshjen e fundit. Është një rrugë e pamëshirshme, ne luajmë çdo tri ditë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “djajtë e kuq” atalanta është një klub i bukur kundër atalantës norvegjezi ole gunnar solskjaer rajneri i manchester united si një ekip anglez “djajtë e kuq” atalanta është një klub i bukur kundër atalantës norvegjezi ole gunnar solskjaer rajneri i manchester united si një ekip anglez

Sondazh

Poll

Sport 1 Nëntor 2021, 10:13

Tottenham shkarkon trajnerin Nuno Espirito Santos

ANGLI – Ndeshja Tottehnahm-Manchester United e cila përfundoi me shifrat 0-3 i ka dhënë një tjetër shtysë lëvizjes së trajnerit.Mëngjesin e së hënës drejt...