Sport

Conte te Tottenham, italiani boshatis Interin dhe bën të frikësojë Serie A!

1 Nëntor 2021, 12:46 Nga DOSJA
Conte te Tottenham, italiani boshatis Interin dhe bën të

ANGLI-Tottenham ka shkarkuar Nuno Espirito Santo ndërsa Antonio Conte do të fluturojë në Londër në orët e ardhshme për të firmosur me klubin anglez. Trajneri italian do t’i kërkojë klubit një sforco në merkaton e janarit për të përforcuar skuadrën dhe në kokën e Contes janë disa emra.I pari është ai i Dusan Vlahovic, i cili ka refuzuar rinovimin me Fiorentinën. Klubi vjollcë kërkon 60 milionë, por një shifër e tillë mund të ulet.

Për mesfushën, nga ana tjetër, Conte po mendon për një lojtar që e njeh shumë mirë: Marcelo Brozovic. Negociatat me Interin për rinovimin e kontratës nuk kanë lëvizur dhe kjo situatë pasigurie mund të favorizojë Tottenhamin, i cili po mendon për një shkëmbim (në bazë të rreth 30 milionë eurove) me Tanguy Ndombele. Një tjetër top-lojtar në mesfushën është Franck Kessie, për të cilin Paratici kishte bërë tashmë një tentativë në verë dhe që mbetet një objektiv konkret.

Për të qëndruar te Inter, Stefan De Vrij dhe Alessandro Bastoni janë në krye të listës së dëshirave të ish-trajnerit të zikaltërve për të rregulluar mbrojtjen. Conte nuk ka zbritur ende në Londër, por merkato në Londër po zien dhe Seria A tani po dridhet.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport conte inter conte inter

Sondazh

Poll

Sport 1 Nëntor 2021, 10:13

Tottenham shkarkon trajnerin Nuno Espirito Santos

ANGLI – Ndeshja Tottehnahm-Manchester United e cila përfundoi me shifrat 0-3 i ka dhënë një tjetër shtysë lëvizjes së trajnerit.Mëngjesin e së hënës drejt...