Sport

Gasperini: “Dy fitore për t’u kualifikuar në Champions League”

1 Nëntor 2021, 14:58 Nga DOSJA
Gasperini: “Dy fitore për t’u kualifikuar në Champions

ITALI – Në prag të ndeshjeve në grupe të Champions League, Atalanta do të presë Manchester United, të martën në mbrëmje, në ditën e katërt të kompeticionit më elitar europian.

Lajmi i mirë për Gian Piero Gasperinin vjen nga infermieria bergamaske: “Ne e kemi rikuperuar Palominon, – pohon trajneri i “Deas” në ‘Sky” – dhe kjo është një sukses. Në periudhën e fundit kemi pasur shumë mungesa në mbrojtje, por i kemi kapërcyer mire vështirësitë.

Tani duhet të përballemi me Mançesterin dhe Cagliarin, pastaj pas pushimit, do të jenë të gjithë në dispozicion”.

Sfida me “Djajtë e Kuq” mund të jetë vendimtare për kalimin e turit nga Atalanta: “United, – nënvizon Gasperini, – ka një skuadër me vlera cilësore, edhe nëse ka pasur ulje dhe ngritje deri tani. Ata kanë shumë alternativa dhe kanë ndryshuar edhe formën. Nuk e di se çfarë interpretimi do të kenë nesër, por ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të japim maksimumin.

Mungesat ishin problem, pasi ishin të gjitha në mbrojtje, megjithatë për disa lojtarë ishte një mundësi për t’u riaftësuar. Jemi në një fazë të sezonit, ku kemi edhe Champions League, por edhe në kampionatin. Në Europë do të kemi ndeshje vendimtare dhe mund të kualifikohemi.

Me dy fitore në tre ndeshje do të ishte pothuajse matematikore. Sezoni është i mirë, duke marrë parasysh gjithçka që ka ndodhur dhe pritshmëritë gjithmonë të larta për ne,”– ka deklaruar ndër të tjera në konferencën për shtyp trajneri i Atalantës, Gasperini.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “djajtë e kuq” atalanta do të presë manchester united champions league gian piero gasperini mançesterin dhe cagliarin nënvizon gasperini trajneri i “deas” në ‘sky” “djajtë e kuq” atalanta do të presë manchester united champions league gian piero gasperini mançesterin dhe cagliarin nënvizon gasperini trajneri i “deas” në ‘sky”

Sondazh

Poll

Sport 1 Nëntor 2021, 10:13

Tottenham shkarkon trajnerin Nuno Espirito Santos

ANGLI – Ndeshja Tottehnahm-Manchester United e cila përfundoi me shifrat 0-3 i ka dhënë një tjetër shtysë lëvizjes së trajnerit.Mëngjesin e së hënës drejt...